Superkupa e Shqipërisë shkon në vitrinën e Partizanit

  • 18 August 2019 - 23:38
Superkupa e Shqipërisë shkon në vitrinën e Partizanit

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë pasi në finale mposhti Kukësin në ‘Elbasan Arena’.

Skuadra nga Tirana e nisi me shumë ritëm ndeshjen duke shënuar me anë të Malajt në minutën e pestë, derisa Kukësi barazoi shifrat në minutën 35 me anë të Maliqit.

Në pjesën e dytë e nis me shumë vrull Kukësi ku në minutën e 56 Musta shënon golin e avantazhit për veriorët.

U duk se gjithçka ishte mbyllur dhe lojtarët e Kukësit ishin shumë pranë trofeut, por Solomon në minutën e 88 prishi entuziazmin e Kukësit.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku Partizani shënoi edhe dy herë me anë të Brown në minutat 94 dhe 99, duke fituar kështu trofeun e superkupës.


(Kosova Sot Online)