Oferta e majme e Monacos për Icardin

  • 19 August 2019 - 08:40
Oferta e majme e Monacos për Icardin

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majme vjetore.

Sipas mediave italiane, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit argjentinas pagë vjetore prej 12 milionë euro.

Ndërsa, Interit Monaco pritet t’ia ofrojë 65 milionë euro plus bonuse për shërbimet e argjentinasit.

Icardi është plotësisht jashtë planeve të Interit dhe vazhdon ta refuzojë kalimin te Napoli, sepse e dëshiron transferimin te Juventusi, edhe pse tani duket seç herë e më i pamundur për të kalimi te kampioni italian.

Sipas Rai Sport, Monaco ka shfaqur interesim të madh për Icardin tani.

Klubi i League 1 është i gatshëm t’ia ofrojë Interit shumën e njëjtë që po ia ofron Napoli, 65 milionë euro plus bonuse, por pagë shumë më të lartë Icardit, plot 12 milionë euro në sezon për pesë vjetët e ardhshme.

Besohet se Napoli i ka ofruar Icardit pagë vjetore prej 7.5 milionë euro plus bonuse.

Interi parapëlqen ta shesë Icardin jashtë Italisë, bile në një klub që nuk është as në Ligën e Kampionëve, megjithatë gjithçka varet nga dëshira e lojtarit dhe menaxheres së tij Wanda Nara. 

(Kosova Sot Online)