Trajneri i PSG-së: Neymarin e shesim vetëm pasi ta kemi gjetur zëvendësuesin e tij

  • 19 August 2019 - 08:42
Trajneri i PSG-së: Neymarin e shesim vetëm pasi ta kemi gjetur zëvendësuesin e tij

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, nuk e ka mbajtur aspak të fshehtë faktin se Neymar është shumë pranë largimit nga klubi këtë verë. E vetmja gjë që po e mban atë ende në Paris është mungesa e një zëvendësuesi të tij.

Pa humbjes habitëse të PSG-së 2:1 kundër Rennes në League 1 të dielën, trajneri gjerman këmbënguli se anësori brazilian Neymar nuk mund të largohet para se klubi ta sjellë një zëvendësues.

“Ne nuk mund ta humbasim Neymarin pa e zëvendësuar”, tha Tuchel pas ndeshjes.

“Nëse e mbajmë atë, atëherë në skuadër e kemi një lojtar fitues në situatat një kundër një dhe kjo është gjë e nevojshme”, shtoi ai.

“Asgjë nuk ka ndryshuar rreth situatës së Neymarit. Tregu është ende i hapur, por kjo situatë nuk do të rregullohet sot apo nesër (sepse) gjërat ende nuk janë në vendin e vet”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)