Tifozët e zemëruar të Atleticos e dëmtojnë sërish pllakën e Griezmannit

  • 19 August 2019 - 09:11
Tifozët e zemëruar të Atleticos e dëmtojnë sërish pllakën e Griezmannit

Pak orë para ndeshjes hapëse të Atletico Madridit kundër Getafes në La Liga, tifozët e klubit shfaqen sërish pakënaqësinë e tyre me Antoine Griezmannin, duke ia dëmtuar pllakën e vendosur për nder të tij pranë Wanda Metropolitanos.

Siç kishte ndodhur edhe kur u bë zyrtar kalimi i sulmuesit francez në Barcelonë në korrik, përkrahësit e Atleticos e dëmtuan pllakën që e nderon yllin të cilin ata e adhuronin dikur.

Ngjitës, lëvozhga arre dhe kanaçe të coca-cola janë hedhur mbi pllakë, për të treguar se çfarë mendojnë në të vërtetë tifozët e Atleticos për kalimin e Griezmannit në Barcelonë.

Griezmann, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i Atleticos që trajtohet në këtë mënyrë.

Në të kaluarën, pllakat e Hugo Sanchez dhe Thibaut Courtois u dëmtuan pas kalimit të tyre te rivali Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)