Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki

  • 19 August 2019 - 11:02
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki

Bileta për ndeshjen e Kosovës kundër Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian do të dalin në shitje sot pasdite, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.

Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri më 7 shtator, në një ndeshje të xhiros së katërt në Grupi A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, raporton.

FFK-ja njofton se biletat do të dalin në shitje sot pasdite në platformën online www.tiks.app.

(Kosova Sot Online)