Llorente drejt Serie A

  • 19 August 2019 - 13:16
Llorente drejt Serie A

Sulmuesi spanjoll është larguar nga Tottenhami dhe është në kërkim të klubit të ri

Fernando Llorente është në kërkim të klubit të ri pasi i ndau rrugët me Tottenhamin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi spanjoll mund të përfundojë në Itali, shkruan “Corriere Dello Sport”.

Interesim për ish-futbollistin e Valencias dhe Juventusit ka shfaqur Lazio.

Biancocelesti i kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e spanjollit, por situatën janë duke e monitoruar edhe Interi, Fiorentina e Napoli.

Llorente u largua nga Londra me të përfunduar sezoni që shkoi pasi i skadoi kontrata dyvjeçare me Spurs. 

(Kosova Sot Online)