“Arena Kombëtare” nuk licencohet për ndeshjen Shqipëri – Islandë, UEFA e çon ndeshjen në një tjetër stadium

  • 19 August 2019 - 14:43
“Arena Kombëtare” nuk licencohet për ndeshjen Shqipëri – Islandë, UEFA e çon ndeshjen në një tjetër stadium

Duhet të presim edhe disa javë apo muaj për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Ishte parashikuar që të hapej në ndeshjen e Shqipërisë kundër Moldavisë, por u shty në një afat tjetër, por edhe në afatin e ri të vendosur nuk arriti që të përmbushë kushtet.

UEFA ka bërë publike axhendën e sfidës Shqipëri-Islandë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro2020”, sfidë kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Dëshira për të parë ekipin Kombëtarë sërish në kryeqytet është shumë e madhe por tifozët kuqezi duhet të presin ende.

Për momentin shtëpia e tyre do të vijoj të jetë “Elbasan Arena”, stadium ky i cili do të mirëpres sfidën e 5-të të Kombëtares në kualifikueset “Euro2020”, ndeshje e cila do të zhvillohet më 10-të shtator.

Tre ditë pas transfertës kundër Francës, kampionëve të botës, për Shqipërinë e Edi Rejas sfida kundër Islandës pritet të jetë shumë përcaktuese për rrugëtimin e ekipit Kombëtarë në këtë aventurë europiane.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 4-ët në kuotën e 6-të pikëve pas dy humbjeve dhe dy fitoreve.

(Kosova Sot Online)