Barcelona do të përfitojë 120 milionë euro nëse Bayerni vendos ta blejë Coutinhon

  • 19 August 2019 - 14:50
Barcelona do të përfitojë 120 milionë euro nëse Bayerni vendos ta blejë Coutinhon

Barcelona e ka zyrtarizuar largimin e Philippe Coutinhos. Braziliani është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje te Bayern Munich.

Tashmë është zyrtare. Philippe Coutinho është i Bayern Munich.

Në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e klubit, Barça zbuloi gjithë marrëveshjes e arritur me Bayernin.

Sic njofton kampioni i Spanjës, Bayerni do t’ia paguajë Barçës 8.5 milionë euro për huazimin e tij për sezonin 2019/20, si dhe pagën e lojtarit në vlerë 12 milionë euro. Në bazë të marrëveshjes, bavarezët do ta kenë një opsion për ta blerë Coutinhon për 120 milionë euro në fund të sezonit.

Në anën tjetër, në Angli raportojnë se Liverpooli tashmë ka marrë 155 milionë euro nga Barcelona për Coutinhon dhe duhen edhe 5 milionë euro të tjera, për të kompletuar marrëveshjen që kishin bërë në janar të vitit 2018, 120 milionë plus 40 bonuse. 

(Kosova Sot Online)