Mbappe si ‘Flash’, shpejtësia e francezit është e jashtëzakonshme

  • 19 August 2019 - 15:59
Mbappe si ‘Flash’, shpejtësia e francezit është e jashtëzakonshme

Paris Saint-Germain ka pësuar humbjen e parë për sezonin e ri. Të besuarit e Tuchel u mposhtën 2-1 nga Rennes.

Pavarësisht se nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij, Kylian Mbappe në një moment ua kujtoi të gjithëve serialin ‘Flash’.

Ai ishte aq i shpejt sa që kundërshtari nuk kishte se çfarë të bënte, por në fund, 20-vjeçari ishte i pafat para portës së kundërshtarit.

 

(Kosova Sot Online)