Bayerni siguron Kai Havertzin për një shumë rekorde

  • 19 August 2019 - 16:14
Bayerni siguron Kai Havertzin për një shumë rekorde

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar gjerman Kai Havertz.

Kështu së paku kanë njoftuar mediat gjermane që e kanë bërë të kryer faktin që Havertz t’i bashkohet Bayernit.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë janë pajtuar të paguajnë 85 milionë euro për shërbimet super talentit gjerman.

Por transferimi i Havertz në Allianz Arena do të ndodh vetëm në verën e vitit 2020. 

Bayern do të paguaj shumën e kërkuar nga Leverkusen dhe do ta lë lojtarin huazim një vjeçar në Bay Arena.

Transferimi i Havertz pritet të thyej rekord në futbollin gjerman, pasi momentalisht futbollisti më i shtrenjtë është mbrojtësi francez Hernandez, që Bayerni pagoi 80 milionë për ta transferuar nga Atletico Madrid.

20-vjeçari Havertz ka shpërthyer edicionin e kaluar me fanellën e Leverkusenit dhe ishte shënuesi më i mirë me 20 gola e shtatë asistime.

Edhe edicionin e ri lojtari i talentuar e ka nisur për mrekulli, ku në dy ndeshjet e para ka shënuar dy gola.

(Kosova Sot Online)