Silva: E ndjej se Neymari do të qëndrojë

  • 19 August 2019 - 16:22
Silva: E ndjej se Neymari do të qëndrojë

Thiago Silva shpreson që Neymari do të qëndrojë me Paris Saint-Germainin, përkundër faktit që lidhet me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Sulmuesi brazilian po ashtu kërkohet edhe nga Real Madridi, mirëpo ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete për lojtarin.

Silva ka thënë se dëshiron që bashkëkombësi i tij të qëndrojë në parkun e Princave dhe ta ndihmojë skuadrën në qëllimet e tyre për sezonin 2019/20 që tashmë ka filluar. 

“Shpresoj që në fund të afatit kalimtar ai (Neymar) të qëndrojë me ne, natyrisht se na mungon. Mendoj se ai do të qëndrojë me ne pasi është një njeri shumë i mirë”, ka thënë mbrojtësi brazilian.

“Ne do të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar, mirëpo ai e di se sa është i rëndësishëm për ne”, ka thënë më tej Silva.

PSG-ja është e gatshme ta lejojë rikthimin e Neymarit në Spanjë, mirëpo ka kërkuar nga të dyja skuadrat që të ofrojnë lojtar dhe një shumë të majme parash.

(Kosova Sot Online)