Marcelo: “S’kemi më nevojë për përforcime, do të luftojmë për Ligën, Championsin e Kupën”

  • 19 August 2019 - 16:36
Marcelo: “S’kemi më nevojë për përforcime, do të luftojmë për Ligën, Championsin e Kupën”

Marcelo mendon se Madridi është mjaftueshëm i fortë për të luftuar për të gjithë trofetë sezonin 2019/20.

Paul Pogba dhe Neymar, këta dy emra vazhdojnë të lidhen me Real Madridin për të forcuar skuadrën e Zinedine Zidane për sezonin 2019/20.

Por, mbrojtësi dhe kapiteni i Los Blancos, Marcelo, mendon se Reali është mjaftueshëm i fortë për të luftuar për të gjithë trofetë, pas transferimeve të Meny, Militao, Jovic e Hazard, derisa Rodrygo do të luajë sezonin e ardhshëm në Castilla.

“E dimë se çdo vit është edhe më e vështirë për ta fituar Champions Leaguen.   Gjithashtu edhe Ligën e Kupën. Në të gjitha vendet klubet punojnë shumë që të shkojnë sa më larg, kështu që do të jetë e vështirë”, u shpreh fillimisht Marcelo.

“Objektivat këtë sezon? Që kur kam ardhur në Madrid, klubi ka luftuar për të gjitha trofetë. Edhe këtë vit asgjë nuk ndryshon. Duam të luftojmë për La Ligën, Champions League dhe Copa del Rey”.

“A ka nevojë Madridi për më shumë përforcime? Jo. Kemi ekip mjaftueshëm të mirë. Është e vështirë, por nëse fokusohemi në punën tonë, mund të fitojmë gjithçka”.

“Kritikat? Sezonin e kaluar ka qenë vetëm e pakta nga kritikat e shumta që kam pranuar që nga dita e parë në Madrid. Kam mësuar të jetoj me to. E di më mirë se të gjithë kur jam në formë të mirë e kur nuk jam. Nuk shqetësohem për kritikat. Kur gjërat nuk shkojnë, do të punoj për t’u përmirësuar”.

(Kosova Sot Online)