Coutinho zhgënjimi i madh i Barcelonës: Më i shtrenjti në histori, që u largua kokulur

  • 19 August 2019 - 17:15
Coutinho zhgënjimi i madh i Barcelonës: Më i shtrenjti në histori, që u largua kokulur

Philippe Coutinho, lojtari më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, u largua për t’u bashkuar me Bayern Munich në huazim.

Braziliani arriti në Camp Nou në fillimin e vitit 2018 duke u projektuar si lojtari që do ta zë vendin e Andres Iniestas, i cili ishte larguar nga Barcelona pas përfundimit  të sezonit 2017/18.

Coutinho ishte një interpretues, ylli i Liverpoolit në Ligën Premier. Ai edhe Spanjë e kishte treguar potencialin te Espanyol në 2012.

Por mesfushori nuk ka qenë në gjendje të performojë në nivelin e dëshiruar që nga ardhja e tij në Kataluni.

Coutinho është dukur i paaftë në Barcelonë, i paaftë të ndikojë në ndeshje siç tregonte në Liverpool.

27-vjeçari u bashkua me Blaugrana në mesin e sezonit 2017/18.  Tifozët e pritën me padurim, duke pritur gjëra të mëdha nga ai.

Mesfushori ka luajtur 76 herë për klubin që kur u bashkua, me vetëm Jordi Alban dhe Ivan Rakiticin që luajti më shumë.

Që nga ardhja e tij, Coutinho ka shënuar vetëm 21 gola, duke mbetur pas shokëve të skuadrës Luis Suarez (40) dhe Lionel Messi (71).

Ai arriti erdhi për 120 milionë euro me mundësi rritje deri në 135 milionë euro.

Ky investim duket i humbur duke gjykuar se ai u largua drejt Bundesligës.

Image

(Kosova Sot Online)