Coutinho: Ja pse u largova nga Barcelona

  • 19 August 2019 - 17:32
Coutinho: Ja pse u largova nga Barcelona

Philippe Coutinho ka kompletuar transferimin nga Barcelona te Bayern Munich.

Aventura e yllit brazilian te Barcelona, nuk ka zgjatur as dy vite.

27 vjeçari nga sezoni i ri, do të vesh fanellën e Bayern Munich, tek e cila skuadër është huazuar për një sezon, me të drejtë blerje në fund të tij. 

Në prezantimin si lojtar i skuadrës ‘Bavareze’, Coutinho ka deklaruar se te Barcelona gjërat nuk kanë funksionuar siç ai ka dëshiruar, dhe kjo mbetet arsyeja kryesuar e largimit.

“Barcelona? Gjërat nuk funksionuan ashtu siç do të donim të gjithë, por e kaluara është e kaluar”, ka thënë Coutinho.

“Tani jam këtu dhe shpresoj të qëndrojë për shumë vite”.

(Kosova Sot Online)