Barcelona vendos të paraqesë ofertë zyrtare për Neymarin

  • 19 August 2019 - 18:05
Barcelona vendos të paraqesë ofertë zyrtare për Neymarin

Një takim mes Barcelonës dhe PSG-së ëhstë mbajtur të hënën në mëngjes dhe klubi ka marr vendim që në atë takim të paraqitej një ofertë zyrtare për klubin parisien sa i përket Neymar, sipas RAC-1.

Presidenti Josep Maria Bartomeu, nënkryetari i klubit, Oscar Grau, Drejtori Ekzekutiv i klubit, Javier Bordas, pastaj edhe përgjegjësi për ekipin e parë, Enrique Tomas dhe drejtorët, Eric Abidal dhe Ramon Planes, së bashku me Andre Curryn, kanë qenë të pranishëm në një takim.

Pas takimit Barcelona duket se është serioze për marrjen e Neymar. 

Barcelona të hënën pasdite, do të janë të gatshëm të paraqesin ofertë zyrtare. Kjo gjithashtu do të testojë PSG-në për të parë nëse ata me të vërtetë janë të gatshëm ta shesin lojtarit.

Real Madrid mbetet në ndjekje të brazilianit, por Barça beson se ata kanë më shumë mundësinë për të nënshkruar përsëri me lojtarin që u largua nga Camp Nou në 2017.

(Kosova Sot Online)