16-vjeçari që mahniti kundër PSG-së, krahasohet me Xavin e Jamesin

  • 19 August 2019 - 18:17
16-vjeçari që mahniti kundër PSG-së, krahasohet me Xavin e Jamesin

Është vetëm 16-vjeçar, por lojtar shumë i rëndësishëm në ekipin e Rennes në Francë.

Bëhet fjalë për mesfushorin, Eduardo Camavinga.

Ai bëri paraqitje fantastike të dielën mbrëma kundër Paris Saint Germain në Ligue 1, duke ndihmuar Rennesin të fitojë në fund me rezultat 2-1.

AS shkruan se Eduardo Camavinga bën gjëra në mesfushë ngjashëm si Xavi, Yaya Toure e James Rodriguez, çka do të thotë se 16-vjeçarin e pret një ardhme e ndritur.

Eduardo Camavinga ka bërë deri më tani 10 paraqitje për Rennes dhe duke parë ndeshjen që bëri kundër PSG-së, padyshim që edhe pse 16-vjeçar, do të ketë shumë minuta përgjatë sezonit 2019/20. 


(Kosova Sot Online)