Barcelona po përgatisin ofertë serioze për Neymar

  • 19 August 2019 - 20:28
Barcelona po përgatisin ofertë serioze për Neymar

Derisa po i vjen fundit afatit të verës për transfere, Barcelona nuk dëshiron që të heq dorë nga ëndrra e tyre për ta sjell Neymarin përsëri në Camp Nou dhe ata raportohet se kanë një ofertë për brazilianin të cilën janë duke e përpunuar

Blaugrana ka vendosur që të përgatis një ofertë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, kurse drejtori i futbollit të ekipit, Eric Abidal ka udhëtuar në Francë në fund të javës që ti zhbllokoj negociatat.

Sipas RAC 1, francezët priten pastaj të takohen me presidentin Josep Maria Bartomeu, drejtorin gjeneral Oscar Grau dhe drejtorin teknik Ramon Planesthis që nga dita e sotme.  

Bordi i Barcelonës ka vendosur që të lansojë një ofertë për 27 vjeçarin, duke demantuar kështu mediat franceze të cilat kishin shkruar se interesi i Barcelonës është një blof për t’ia bërë qejfin Lionel Messis, i cili dëshiron kthimin e Neymar në Kataloni. 

Me Philippe Coutinho që tashmë është zyrtarizuar në Bayern Munich, Blaugrana duhet të përfshijë në ofertë edhe lojtarë të tjerë për të arritur një marrëveshje potenciale me Neymar.

Nelson Semedo, Ousmane Dembele dhe Ivan Rakitic janë disa nga emrat të cilët janë në tavolinë, edhe pse asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk dëshirojnë që të largohen nga klubi katalunas.

Në të njëjtën kohë, PSG do të preferonte ta shiste Neymarin në Real Madrid, të cilët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)