Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni

  • 19 August 2019 - 20:42
Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni

Juventusi ka lëshuar ënjë deklaratë duke konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni (ndezje të mushkërive) pasi ka e kishte kapluar një grip.

Strategu u sëmur javën e kaluar dhe kërkoi trajtim mjekësor në disa raste, duke përfshirë edhe ndeshjen tradicionale me ekipin e të rinjve në Villar Perosa.

Ai pastaj nuk e bëri udhëtimin në Triestina për një ndeshje miqësore të fituar 1-0 të shtunën në mbrëmje.

“Maurizio Sarri, pasi kaloi pushimin gjatë fundjavës, ishte sot në JTC Continassa ku ai koordinoi punën e stafit të tij,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Juventusi.

“Fatkeqësisht, ai nuk mund të zhvillojë trajnimin në terren për shkak të gripit të tij, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar”.

“Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën është caktuar terapi specifike”.

“Trajneri ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore.”

Tani mbetet për tu parë nëse Sarri do të jetë i gatshëm për të qenë në stol për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Parma.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është një duhanpirës i rregullt dhe ka të ngjarë që kjo keqësoi më tej efektet e simptomave të gripit.

(Kosova Sot Online)