Sanchez udhëton nesër për testet mjekësore te Interi

  • 19 August 2019 - 20:59
Sanchez udhëton nesër për testet mjekësore te Interi

Alexis Sanchez ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Interit.

Sulmuesi kilian ka dështuar të lë gjurmë te Manchester United dhe do të kaloj si huazim tek skuadra italiane.

Sky Sports ka raportuar se Sanchez do të udhëtoj të martën drejt Milanos për t’i kryer testet mjekësore te Interi.

Kiliani do t’i bashkohet Neroazzurëve si huazim me të drejtë blerje pas një stinori.

Inter do ta ketë të drejtën e blerjes për 14 milionë funte.

Për Snachezin do të jetë një rikthim në Serie A, pasi më parë ka luajtur për Udinesen.

(Kosova Sot Online)