Neymar-Dybala, mund të ndodh shkëmbimi?

  • 19 August 2019 - 23:21
Neymar-Dybala, mund të ndodh shkëmbimi?

Juventusi e ka pyetur Paris Saint-Germain për Neymar në një marrëveshje shkëmbimi që do të involvohej edhe Paulo Dybala, ka shkruar Globoesporte 

Ueb-faqja e njohur braziliane ka raportuar këtë mbrëmë që dy klubet kanë filluar negociatat.

Interesi i PSG-së në Dybala nuk është një sekret dhe La Joya e ka refuzuar transferin në Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Kjo ndodhi pjesërisht edhe për shkak te të drejtave të imazhit dhe pagës së larg, por po ashtu ka pasur thashetheme muajin e fundit që argjentinasi nuk do ta lë Torinon për Parisin.

{403088/}

Neymar, në anën tjetër, vazhdimisht dëshiron të largohet nga Parc des Princes dhe ka biseduar si me Real Madridin ashtu edhe me Barcelonën.

Afati i transferëve mbyllet në Itali, Spaonjë dhe Francë më 2 shtator, kështu që ende ka kohë për të punuar në disa marrëveshje të mëdha.

Kjo marrëveshje do ta sillte Neymarin në Juventus pas vetëm një viti kur erdhi Cristiano Ronaldo dhe do ta bënte edhe më të qartë për Ligën e Kampionëve.

PSG kishte aktivizuar klauzolën prej 222 milionë euro te Barcelona në verën e vitit 2017.

Dybala vlerësohet afërsisht 100 milionë euro, që do të thotë se Juventusi duhet të shton edhe një numër të madh të parave apo të përfshijë në marrëveshje edhe disa lojtarë, por fillimisht duhet bindur Dybalan që të largohet. 

(Kosova Sot Online)