Dembele lëndohet përsëri

  • 19 August 2019 - 23:35
Dembele lëndohet përsëri

Ousmane Dembele pritet që të jetë jashtë për pesë javët e ardhshme pas një lëndimi në kofshë

Barcelona e ka konfirmuar lëndimin të hënën në mbrëmje, duke theksuar se ai është diagnostikuar me një zgjatje të muskujve në kofshën e majtë.

Dembele u lëndua gjatë ndeshjes së parë të Barcelonës në La Liga Santander kundër Athletic Club të premten në mbrëmje.

Ky është lëndimi i gjashtë i francezit prej që ka kaluar në Camp Nou më 2017 dhe i treti problem me muskujt.

Në total lojtari ka kaluar 228 ditë i lënduar, kurse lëndimi më serioz që e la atë gjatë jashtë është 100 ditë, kur ai iu bashkua klubit.

Si rezultat, Dembele ka luajtur vetëm 66 ndeshja nga 120 ndeshjet e mundshme të Barcelonës, pra vetëm 55 për qind pas kalimit të tij për 120 milionë euro në Camp Nou. 
(Kosova Sot Online)