Semedo nuk dëshiron të shkëmbehet me Neymar

  • 19 August 2019 - 23:52
Semedo nuk dëshiron të shkëmbehet me Neymar

Përpjekjet e Barcelonës për të përfshirë një lojtar për të nënshkruar me Neymar nuk po kanë shumë sukses, pasi që Nelson Samedo bëhet lojtari i fundit që refuzon që të kalojë Paris Saint-Germain

Që në fillim të verës, Semedo ishte pritur që të ishte pjesë e një operacioni për të nënshkruar me Antoinë Griezmann nga Atletico Madridi.

Diego Simeone ishte duke kërkuar një mbrojtës të djathtë dhe e kishte identifikuar Semedon si synimin numër një, me mbrojtësin portugez që ishte gati për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, Barcelona kishte vendosur që mos ta përfshinte në marrëveshje shkëmbimi dhe në vend të kësaj pagoi klauzolën e lirimit të Griezmann.

Tani, PSG janë në treg për një mbrojtës të djathtë dhe e shohin Semedon si një opsion.

Për Barcelonën është një mundësi e mirë që ta përdorin lojtarët e saj, pavarësisht faktit që ata do të kishin shumë më pak opsione në mbrojtje.

Ivan Rakitic dhe Samuel Umtit të dy ishin lidhur me një kalim në PSG si pjesë e një marrëveshje me Neymar por asnjëri prej tyre nuk ka për qëllim për t’u larguar nga Camp Nou këtë verë.

Me Philippe Coutinho, para se ai të largohej me Bayern Munich apo Arturo Vidale që dëshiron kalimin në Paris, Barcelona po humbet lojtarë që mund ti përdorë si shkëmbim.

Ousmane Dembele ishte një opsion por ai vetëm nuk është i mjaftueshëm për ta larguar Neymarin nga Parc des Princes.

(Kosova Sot Online)