“Nëse je argjentinas dhe s’e ke fituar Kupën e Botës, s’je më i miri”

  • 20 August 2019 - 09:45
“Nëse je argjentinas dhe s’e ke fituar Kupën e Botës, s’je më i miri”

Debati se nëse Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve nuk ka të ndalur dhe së fundi mendimin e vet e ka shprehur ish-trajneri i Real Madridit, Jose Antonio Camacho.

Edhe pse Jose Antonio Camacho e pranoi se e adhuron sulmuesin e Barcelonës, ai insistoi se përderisa një trofe mungon në koleksionin e argjentinasit, ai s’mund të quhet më i miri në histori.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, por t’i nuk mund të jesh më i mirë në botë, e lëre më në hsitori, nëse je argjentinas dhe nuk e ke fituar trofeun e Kupës së Botës”, tha Camacho në një intervistë të dhënë për El Mundon.

“Ka vende me më pak traditë ku triumfi në Kampionatin Botëror ka më pak rëndësi, mirë Argjentina është një forcë dominuese. Jo, pa trofeun e Kupës së Botës, Messi nuk mund të jetë më i miri”.

“Kupa e Botës është qëllimi më i madh që duhet ta kesh dhe argjentinasit gjithmonë do të ta kërkojnë këtë”.

Përkundër kësaj, ish-trajneri spanjoll e ka pranuar se ai është adhurues i sulmuesit argjentinas.

“Ai mund ta vendosë një ndeshje kurdo. Dy skuadrat mund të jenë plotësisht të barabarta, por ai është Lionel Messi dhe mund ta prishë këtë baraspeshë krejt papritmas”, shtoi Camacho.

“Për më tepër, ai do të më bënte të dukem si trajner i mirë”.

Camacho foli edhe për njërin ndër krahasimet më shpeshta që i bëhet Messit, me Diego Maradonan.

“Me talentin që ai e kishte, nëse do ta kishte marrë karrierën e vetë aq seriozisht sa Cristiano Ronaldo ose Messi, ai do të ishte ende duke luajtur dhe duke e fituar çdo ndeshje. 

(Kosova Sot Online)