Tifozët e Lirisë kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit

  • 20 August 2019 - 12:48
Tifozët e Lirisë kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit

Tifozët e Lirisë së Prizrenit, Arpagjik’t po e kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të klubit, Ilijaz Ilijazi.

Madje, një disa dhjetëra tifozë prizrenas kanë shkuar edhe personalisht për ta kërkuar largimin e kreut të klubit Bardhezi.

“Sot rreth 50 anëtar ishim të pranishëm për t’ia kërkuar direkt dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm. Nga kuvendari i klubit na është kërkuar që të presim deri ditën e Mërkure kurse kryetari kërkon 50 mij eurot e invenstuara gjoja se nga gjepi i tij.. ne ati i kërkuam pagat e mbetura të lojtarëve, parat e rrugës të pa paguara dhe parat e fituara nga humbja ndaj Drenicës sezonin e kaluar. E Merkurja shpejt po vjen. Shpresojmë në ditë të mira për klubin e qytetin LIRIA 1930. Arpagjik’t PRIZREN, Gusht 2019”, kanë shkruar Arpagjik’t në grupin e tyre zyrtar në Facebook. 

Image

(Kosova Sot Online)