Napoli po e pret Icardin

  • 20 August 2019 - 13:02
Napoli po e pret Icardin

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Interi dhe po e kërkon një klub të ri

Afati kalimtar veror po shkon drejt fundit dhe Mauro Icardi nuk e ka gjetur ende klubin e ri.

Sulmuesi argjentinas nuk bën pjesë në planet e Interit, prandaj largimi i tij nga “Giuseppe Meazza” është i padiskutueshëm.

Interesim për ish-futbollistin e Sampdorias ka shfaqur Napoli, i cili po e pret “aminin” nga ai, njofton Gianlucadimarzio.com.

Bashkëshortja dhe njëherësh menaxherja e futbollistit, Wanda Nara, publikisht e ka hedhur poshtë mundësinë që bashkëshorti i saj të transferohet në Monaco.

Kjo nënkupton se Napolit i janë shtuar shpresat dhe gjasat, pasi Icardi nuk ka ndonjë ofertë tjetër jashtë Italisë.

Atë e do edhe Roma, por edhe Juventusi në Itali.

Madje, Icardi do ta pëlqente më së shumti një transferim në Torino, por Interi nuk dëshiron ta përforcoojë kundërshtarin direkt për titull.

Napoli do të presë edhe disa ditë dhe nëse nuk merr përgjigje apo nëse do t’i refuzohet oferta, do ta transferojë më pas Fernando Llorenten, i cili u nda këtë verë me Tottenhamin. 

(Kosova Sot Online)