Zappacosta arrin marrëveshje me Romën, pritet zyrtarizimi

  • 20 August 2019 - 14:02
Zappacosta arrin marrëveshje me Romën, pritet zyrtarizimi

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Davide Zappacosta, raportohet se ka pranuar të bashkohet me Romën në formë huazimi, me Davide Santon që do të kalojë te Mallorca.

Santon pritej të kalonte te SPAL ose Real Sociedad, por sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, ai tani është shumë afër Mallorcas, i cili kohët e fundit u kthye në La Liga pas një mungese gjashtë vjeçare.

Nga ana tjetër, Di Marzio shkruan se Giallorossi janë afër të marrin Zappacostan në formë huazimi nga The Blues mirëpo pa të drejtë blerje.

Reprezentusi italian u transferua me kërkesën e Antonio Contes në vitin 2017 te Chelsea, por kishte vështirësi të luante nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Frank Lampard i ka bërë me dije italianit se nuk është në planet e tij, andaj në këtë afat kalimtar do të largohet.

Zappacosta pritet që shumë shpejtë të arrij te Roma për testet mjekësore që priten të finalizohen nesër (21 gusht). 

(Kosova Sot Online)