Brahim Diaz lëndohet sërish, pak ditë pasi u kthye në stërvitje

  • 20 August 2019 - 15:16
Brahim Diaz lëndohet sërish, pak ditë pasi u kthye në stërvitje

“Los Blancos” do të jenë pa mesfushorin e ri për një kohë për shkak të një lëndimi në bark, duke i shtuar kështu problemet e trajnerit Zinedine Zidane në fazën e sulmit.

Brahim Diaz do të mbetet jashtë fushës së blerë për një kohë të caktuar për shkak të një lëndimi. Lajmin e ka konfirmuar Real Madridi.

Mesfushori 20-vjeçar u kthye në stërvitje vetëm javën e kaluar, pasi që kishte munguar në pjesën më të madhe të turneut parasezonal për shkak të një problemi me tejzat e gjurit.

Megjithatë, ai tani do ta fillojë një tjetër proces rikuperimi. Real Madridi nuk ka bërë të ditur se brenda çfarë afati kohor e pret kthimin e mesfushorit.

“Pas testeve të bëra sot në lojtarin tonë, Brahim Diazin, nga departamenti mjekësor i klubit, ai është diagnostikuar me lëndim në tejzën e gjurit të djathtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Brahimi iu bashkua Real Madridit nga Manchester City për 17 milionë euro në janar dhe ai ishte titullar në katër prej pesë ndeshjeve të fundit të La Ligës gjatë sezonit të kaluar, duke shënuar një disfatën 3:1 kundër Real Sociedadit.

Problemi i tij i fundit me lëndime nuk ka ardhur në kohën më të mirë për Zidanin, pasi që edhe Rodrygo dhe Eden Hazardi kanë pësuar lëndime të vogla. 

(Kosova Sot Online)