Serbët u frikësohen shqiptarëve në Zvicër në prag të ndeshjes së Crvena Zvezdës me Young Boys

  • 20 August 2019 - 15:43
Serbët u frikësohen shqiptarëve në Zvicër në prag të ndeshjes së Crvena Zvezdës me Young Boys

Mediat serbe kanë filluar ta propagandojnë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Young Boys dhe Crvena Zvezdës, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Zvicër. Krejt këtë serbët po e bëjnë në kurriz të shqiptarëve që jetojnë në shtetin helvetik.

Madje, mediat në Beograd kanë bërë edhe emisione televizive me temat se “çfarë pasojash mund të shkaktojnë shqiptarët në Bern” dhe “çfarë provokimesh po përgatitin shqiptarët nga Kosova për klubin serb”.

Gazeta “Kurir” propagandon se shqiptarët në Zvicër po përgatitin dron anti-serb. “Një dronë i ri është duke u përgatitur: Një numër i madh i ekstremistëve shqiptarë jetojnë në Bern, të cilët kanë blerë biletat për ndeshjen e nesërme mes kampionit serb Crvena Zvezdës dhe Young Boys, kështu që ka frikë nga incidente të reja në stadium”, shkruan Kuriri serb. 

Image

 

   “Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në këtë qytet dhe ata kanë siguruar një numër të caktuar biletash për ndeshjen play off-it të Ligës së Kampionëve nga Young Boys”, potencon kjo gazetë beogradase.

Sipas këtij mediumi, shqiptarët synojnë t’i provokojnë tifozët serbë të njohur si “Delija”, ndërkohë është përdorur edhe një fotografi e Xherdan Shaqirit me shqiponjën dykrenore shqiptare. 

 

  (Kosova Sot Online)