Zyrtare: Valdet Rama i kthehet futbollit gjerman, nënshkruan për SV Meppen

  • 20 August 2019 - 16:43
Zyrtare: Valdet Rama i kthehet futbollit gjerman, nënshkruan për SV Meppen

Pasi i dha fund aventurës me Kukësin, Valdet Rama nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar tek klubi i ri.

Ish-futbollisti i Kombëtares, është prezantuar te SV Meppen, klub gjerman që militon në Bundesliga 3.

Një rikthim i tij në futbollin gjerman, pasi ka luajtur në të shkuarën. 

“SVMeppen forcohet në sulm me Valdet Ramën, një ëndërr e madhe e trajnerit Kristian Neidhart për shumë kohë”.

“31-vjeçari ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin rinovimin në bazë të paraqitjeve të bëra. Ai mund të kishte firmosur më herët, por kishte kontratë me Kukësin deri në përfundim të Kupave të Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit.

(Kosova Sot Online)