“Messi s’mund të jetë më i mirë në histori pa e fituar Kupën e Botës”

  • 20 August 2019 - 16:45
“Messi s’mund të jetë më i mirë në histori pa e fituar Kupën e Botës”

Si një argjentinas që është, Lionel Messi nuk mund të vlerësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve pa e fituar Kupën e Botës, thotë ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Jose Antonio Camacho.

Për shumë njerëz, superylli i Barcelonës është talenti më i mirë që i ka mbathur këpucët e futbollit.

Dhe është e vështirë të argumentosh kundër kësaj duke pasur parasysh të gjitha që i ka arritur pesë herë fituesi i Topit të Artë gjatë karrierës së tij të shquar.

Camacho, megjithatë, nuk pajtohet se Messi mund të cilësohet si lojtari më i mirë në histori të sportit të futbollit.

Ai thotë se është adhurues i magjikut nga Amerika Jugore, por ndien se disa mungesa të mëdha në CV-në e tij e bëjnë të pamundur për 32-vjeçarin që të jetë më i mirë në histori.

“Ai është lojtar shumë i mirë, por nuk mund të jesh më i miri në botë, e aq më tepër më i miri në histori, nëse je argjentinas dhe nuk e fiton Kupën e Botës”, tha Camacho për gazetën spanjolle ABC në lidhje me Messin.

“Ka vende më me pak traditë kur nuk është shumë më rëndësi nëse s’e fiton Kupën e Botës, por Argjentina është forcë dominuese”, shtoi ai.

“Jo, ka Kupën e Botës, Messi nuk mund të jetë më i miri”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot Online)