Real Madrid nuk dorëzohet për Neymarin, bën hapin tjetër

  • 20 gusht 2019 - 17:01
Real Madrid nuk dorëzohet për Neymarin, bën hapin tjetër

Derisa të gjithë po e prisnin një zyrtarim të yllit brazilian Neymar drejt Barcelonës, raportimet e fundit nga Spanja japin sinjale krejtësisht të kundërta.

Oferta e fundit e Barcelonës në drejtim të PSG-së për brazilianin 27 vjeçar është refuzuar nga klubi parisien dhe në lojë është inkuadruar menjëherë Florentino Perez.

Presidenti i Real Madrid thuhet se kishte kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e PSG-së në lidhje me mundësinë e transferimit të Neymar në “Santiago Bernabeu”.

Problemi i vetëm mund të qëndrojë në shumën që mund ta ofrojë klubi madrilien në drejtim të parisienëve pasi që deri më tani kanë shpenzuar mbi 300 milionë euro në sjelljen e futbollistëve të ri.

Tani për tani situata është kjo me Real Madrid që është gjithnjë e më pranë transferimit të Neymar në “Bernabeu”.

(Kosova Sot Online)