Ekipi i Kosovës mbërrin në Japoni, synon medalje në Botëror

  • 20 August 2019 - 17:14
Ekipi i Kosovës mbërrin në Japoni, synon medalje në Botëror

Ekipi i Kosovës ka mbërri tashmë në Tokio të Japonisë, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova do të kërkojnë medalje në këtë eveniment prestigjioz

Kontingjenti i ekipit të Kosovës në xhudo ka mbërri tashmë në kryeqytetin japonez, Tokio, ku do të mbahet Kampionati Botëror i xhudos.

Kosova do të prezantohet në këtë eveniment prestigjioz të xhudos me pesë garuesit elitarë, Malinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana e Kuka e Akil Gjakova, të cilët do të kërkojnë medalje.

Botërori 2019 do të fillojë më 25 gusht dhe do të përfundojë më 1 shtator.

Image

Kosova i ka shpresat më të mëdha tek Majlinda për medalje të artë, ndërsa në këtë Botëror kampionia olimpike mund të përballet me japonezen kampione e botës, Abe Uta.

Kjo përballje eventuale nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos është vlerësuar si “duel ëndrrash”.

(Kosova Sot Online)