Eriksenit i interesojnë vetëm tri klube!

  • 20 August 2019 - 17:35
Eriksenit i interesojnë vetëm tri klube!

Mesfushori danez është në kërkim të klubit të ri pasi do të ndahet nga Tottenhami këtë verë

Christian Eriksen dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere.

Mirëpo, mesfushori danez nuk ka marrë ende ofertë serioze nga ndonjë klub evropian.

Atë e donte Manchester Unitedi gjatë kësaj vere, por Eriksen dëshiron të luajë në një ligë tjetër.

Sipas ESPN, mesfushori kreativ mund të largohet nga Tottenhami vetëm me kusht që të transferohet në njërin nga tri klubet që i pëlqen ai, Real Madrid, Barcelona apo Juventus.

Futbollisti danez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs dhe duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë atë apo të largohet.

Gjithçka do të vendoset në dy javët në vazhdim.