Fidan Aliti në ekipin ideal të javës në Suedi

  • 20 August 2019 - 18:01
Fidan Aliti në ekipin ideal të javës në Suedi

Futbollisti kosovar po shkëlqen në kampionatin suedez, ndërsa fundjavën që shkoi shënoi gol në fitoren ndaj AIK-ut. Me këtë rast, qendërmbrojtësi kosovar përfundoi në ekipin ideal të kësaj xhiroje në Allsvenskan

Fidan Aliti po gëzon formë të shkëlqyeshme.

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Kalmarit, ku është bërë pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e ekipit suedez.

Qendërmbrojtësi kosovar bëri lojë mjaft pozitive edhe në duelin e fundit, në fitoren 2:1 të Kalmarit ndaj AIK-ut.

Prandaj, Aliti u përfshi në ekipin ideal të kësaj jave në kampionatin suedez të futbollit – Allsvenskan.Përpos stabilitetit në mbrojtje, Aliti arriti të shënonte edhe gol në minutën e 44-t, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të.

Aliti, i cili ishte transferuar në Suedi nga Skënderbeu, kohëve të fundit është bërë po ashtu pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës.

Image

Ai pritet të përfundojë në zemër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin në dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në shtator ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

(Kosova Sot Online)