Franck Ribery te Fiorentina, zyrtarizmi çështje orësh

  • 20 August 2019 - 18:22
Franck Ribery te Fiorentina, zyrtarizmi çështje orësh

Franck Ribery mund të thuhet se është futbollisti më i ri i Fiorentinës.

Zyrtarizimi i marrëveshjes është çështje orësh, pasi të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Para më shumë se një muaji dukej çmenduri, por që tashmë është kthyer në realitet. 

Kontaktet e para mes drejtuesve të klubit dhe futbollistit francez nisën që më 13 korrik. Bisedimet zgjatën shumë për shkak të pagës dhe familjes së lojtarit.

Kur u mbyllën edhe këto dy çështje, lojtari duket i gatshëm për tu bashkuar me klubin nga Firenca.

Ribery do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin me një pagë prej 4 milionë euro në sezon.

Prezantimi mund të bëhet të mërkurën shkruajnë mediat italiane.

(Kosova Sot Online)