Blerja e re e Real Madridit i hedh poshtë thashethemet: Zidane më beson mua

  • 20 August 2019 - 18:40
Blerja e re e Real Madridit i hedh poshtë thashethemet: Zidane më beson mua

Luka Jovic e ka bërë të qartë se do të qëndrojë në Real Madrid këtë sezon, përkundër thashethemeve se klubi do ta huazojë te ndonjë skuadër tjetër.

Thashethemet nisen të qarkullojnë në vendlindjen e serbit se ai do të huazohej diku tjetër edhe pse u ble këtë verë. Por, 21-vjeçari i ka hedhur poshtë këto pohime.

Jovic pohon se trajneri i tij, Zinedine Zidane, iu beson aftësive të tij pas transferimit për 65 milionë euro këtë verë nga Eintracht Frankfurt.

“Lajme si këto (për huazimin) më bëjnë të qesh, sepse mediat gjithmonë merren me lajme të tilla”, tha ai. 

“Jam mësuar me të gjitha llojet e thashethemeve që prej fillimit të karrierës sime profesionale”, shtoi ai.

“Zidane më beson mua dhe mendimi i tij nuk ka ndryshuar gjatë kohës sa kemi punuar bashkë. Po mësoj nga ai çdo ditë dhe jam shumë i kënaqur sepse ai është ndër më të mirët e botës së futbollit, si trajner dhe si lojtar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)