Të gjithë te Barcelona janë jashtëzakonisht të irrituar me sjelljen e Dembeles

  • 20 August 2019 - 20:24
Të gjithë te Barcelona janë jashtëzakonisht të irrituar me sjelljen e Dembeles

Në mbrëmjen e së premtes, Ousmane Dembele e përfundoi ndeshjen ndaj Athletic Bilbao në San Mames me probleme të muskujve, që u panë edhe kur po largohej nga fusha.

Francezi e përfundoi ndeshjen por siklet vazhdoi, me mjekët e klubit që i kishin caktuar një takim për të shtunën në mëngjes për të bërë teste dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit të tij.

Të gjithë që ishin të përfshirë mbetën të tronditur kur lojtari i krahut nuk erdhi në këtë kontroll. 

Ata u përpoqën ta takonin francezin edhe një ditë pas, por Dembele përfundimisht arriti të hënën për t’iu nënshtruar testeve, gjë që stafin mjekësor dhe stafi trajnues e ka zemëruar.

Rezultatet treguan një lëndim në muskulin e këmbës së majtë i cili mund ta lërë jashtë fushave për pesë javë.

Klubi, nga personeli mjekësor deri tek drejtorët dhe madje edhe shokët e tij të skuadrës, janë të zemëruar me lojtarin.

Sezonin e kaluar, ai u përball me vështirësi pasi qëndroi në shtrat për shumë kohë shkaku i lëndimeve, por joprofesionalizëm po tregon edhe këtë edicion.

(Kosova Sot Online)