Tifozja e veçantë e Interit ka një kërkesë për Icardin

  • 20 August 2019 - 20:58
Tifozja e veçantë e Interit ka një kërkesë për Icardin

Ju kujtohet April Summers, tifozja e veçantë e Interit, që kishte simpati për Roberto Mancinin? Modelja britanike nëpërmjet Twitter i ka lëshuar një apel skuadrës zikaltër për Icardin:

“Për ne mbetet kapiteni më i mirë, na ka çuar në Champions League. Hiqni dorë nga sjella e keqe ndaj tij. Mauro, qëndro, mos shko tek Juventusi!”

Apeli i Summers duhet t’i ketë pëlqyer edhe Wanda Naras, pavarësisht se modelje mund të paraqesë “rrezik” për Mauriton. 

Edhe pa Icardin ajo do të vazhdojë të bëjë tifo për Inter ku me fotot seksi dhe me fanellën e Inter ajo shpesh surprizon tifozat zikaltër.

(Kosova Sot Online)