Zbulohen detaje për dështimin e marrëveshjes Dybala – Tottenham, ishte Pochettino ai që vendosi

  • 20 August 2019 - 21:25
Zbulohen detaje për dështimin e marrëveshjes Dybala – Tottenham, ishte Pochettino ai që vendosi

Para mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier, lajmi më i përfolur ka qenë që mes Paulo Dybala do të shkonte nga Juventusi te Tottenham dhe Christian Eriksen në kahun e kundërt.

Gjithsesi, ky transferim nuk u realizua dhe “Daily Mail”, i ka zbuluar disa detaje.

Sipas mediumit ka qenë një njeri që e ka refuzuar kategorikisht këtë marrëveshje dhe ai është trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, që nuk pranoi ardhjen  e argjentinasit në skuadrën e tij. 

Me këtë lëvizje ai ka besuar që Christian Eriksen që ka një kontratë me klubin që skadon pas një viti, do të rinovojë dhe Tottenhami do ta evitonte largim e tij falas.

Për momentin, kjo lëvzije e trajnerit argjentinas nuk ka dhënë frytet e pritura, pasi Eriksen ka refuzuar rinovimin dhe ka kërkuar me ngulm largimin.

(Kosova Sot Online)