Mariano në Romë, nëse…

  • 20 August 2019 - 23:31
Mariano në Romë, nëse…

Roma do ta transferojë sulmuesin e Real Madridit, Mariano Diaz, nëse Patrick Schick largohet këtë muaj.

Mariano është zgjedhja e parë e Romës për ra zëvendësuar Schick dhe sipas gazetës spanjolle “AS”, 26-vjeçari i ka thënë po kalimit në kryeqytetin italian.

Sulmuesi çek Schick pritet t’i bashkohet RB Leipzig në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, për Marianon, i cili i shënoi vetëm katër gila në 19 ndeshje për Real Madridin sezonin e kaluar, interesim ka shprehur edhe Milani.

Para se ta merrte fanellën e Cristiano Ronaldos me numrin 7 në Real Madrid, Mariano  kishte shënuar 21 gola në sezonin 2017/18 për Lyonin.

(Kosova Sot Online)