Arsenali i ofron Guendouzit kontratë pesëvjeçare

  • 21 August 2019 - 08:41
Arsenali i ofron Guendouzit kontratë pesëvjeçare

Matteo Guendouzi ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë. Prandaj, Arsenali po mendon t’ia vazhdojë atij kontratën për pesë vjet, në mënyrë që ta sigurojë të ardhmen e tij afatgjate në “Emirates Stadium”

Arsenali po shpreson ta mbajë për një kohë të gjatë futbollistin e talentuar, Matteo Guendouzi.

Tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se klubi londinez po planifikon t’ia ofrojë mesfushorit kreativ një kontratë pesëvjeçare.

20 vjeçari i ka befasuar tifozët e “Gunners” me paraqitjet e tij energjetike dhe të matura, si të ishte lojtar me përvojë, në qendër të fushës pasi kishte arritur në Londër verën e shkuar nga Lorienti i Francës.

Dhe, trajneri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron ta sigurojë të ardhmen e francezit për një periudhë afatgjate.

Prandaj, klubi anglez është i gatshëm t’ia ofrojë futbollistit një kontratë të re duke ia dyfishuar atij rrogën prej 70 mijë funtesh në javë. 

(Kosova Sot Online)