Klopp e zbulon origjinën e brekëve të Ronaldos: Ende i kam

  • 21 August 2019 - 11:35
Klopp e zbulon origjinën e brekëve të Ronaldos: Ende i kam

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar se ku i mori brekët e Cristiano Ronaldos, të cilat i veshi për një fjalim me skuadrën, pak para finales së Ligës së Kampionëve 2017/2018 kundër Real Madridit, në maj.

Presioni mbi Liverpoolit ishte i madh, pasi që “Reds” ishin kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2007, përderisa Real Madridi kërkonte ta fitonte titullin e tretë radhazi të këtij turneu.

Por, i vetëdijshëm për presionin që mund të kenë qenë duke e ndjerë lojtarët e tij para finales në Kiev, Kloppi i kishte qetësuar të gjithë në takimin e skuadrës, duke i veshur brekët e Ronaldos, kundërshtarit të tyre.

Këtë rast e rrëfeu fillimisht Georginio Wijnaldum në një intervistë, mirëpo historia u konfirmua së fundi edhe nga Kloppi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të BILD, ku ai u votua Trajneri i Vitit.

“Është e vërtetë… para disa viteve kisha qenë duke i blerë disa brekë dhe thjesht i zgjodha disa nga vendi ku i kishin vendosur brekët e Ronaldos. Ende i kam, por nuk i kam veshur që nga finalja”, u shpreh Klopp.

“Gjatë finales, unë i vesha ato qëllimisht dhe gjatë atij fjalimi i kisha vendosur në një mënyrë që të vërehen qëllimisht. I kisha tërhequr ato shumë lart, deri në gjokse. Dukesha qesharak, ishte me të vërtetë qesharake”.

Përkundër që skuadra e Kloppit kishte humbur në atë ndeshje – me rezultat 3:1, ku Gareth Bale i kishte shënuar dy gola – Liverpooli arriti ta fitojë trofeun e shumëpritur sezonin vijues, 2018/19, duke e mposhtur Tottenhamin në finale. 

(Kosova Sot Online)