Pasi e larguan nga skuadra, Cutrone godet Milanin

  • 21 August 2019 - 11:45
Pasi e larguan nga skuadra, Cutrone godet Milanin

Patrick Cutrone pretendon se Milani e largoi atë nga skuadra pasi që ata i preferojnë futbollistët e huaj e jo italianë dhe shtoi se sheh ngjashmëri mes Wolverhampton Wanderers dhe rivalit evropian, Torinos.

Sulmuesi italian iu bashkua Wolves në një marrëveshje prej 22 milionë eurosh dhe ai aktualisht është duke u përgatitur për ndeshjen e play-offs të Ligës së Evropës me Torinos, të cilët i njeh mirë nga koha e tij me Milanin.

“Përshtypjet e mia të para kanë qenë të shkëlqyeshme. Mua më pranuan shumë mirë dhe tashmë jam akomoduar këtu. Nuk më pëlqente të jetoja në një hotel, kështu që e kam gjetur një shtëpi, ku po më bën shoqëri shoku im i ngushtë”, ka thënë Cutrone.

“Do ta kemi të vështirë kundër Torinos. Ata e kanë një skuadër të mirë dhe ka shumë ngjashmëri mes tyre dhe neve: tifozët e zjarrtë, karakteri, krenarie dhe një lloj ndjenje përkatësie”.

Përkundër që ishte produkt i akademisë së kuqezinjve dhe kishte qenë pretendent për pozitën e qendërsulmuesit në ekipin kombëtar të Italisë, Milani e zëvendësoi 21-vjeçarin me sulmuesin portugez, Rafael Leaon.

“Është gjithmonë e njëjta histori: të huajt preferohen para nesh. Për ne, 20-vjeçarët, është e vështirë. Por, sidoqoftë dua të theksoj diçka: Unë do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj Milanit për gjithçka që më kanë dhënë”, shtoi Cutrone. 

(Kosova Sot Online)