Ronaldo nuk pajtohet me çmimet e lojtarëve: Cilido lojtar po kushton 100 milionë euro

  • 21 August 2019 - 12:06
Ronaldo nuk pajtohet me çmimet e lojtarëve: Cilido lojtar po kushton 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo i ka vënë në dyshim çmimet për të cilat po shiten futbollistët tani në afate kalimtare, duke thënë se lojtarët po shiten për 100 milionë euro tani edhe pa dëshmuar ndonjë gjë në karrierë.

Ylli portugez e kishte thyer rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë në vitin 2009, kur u transferua nga Manchester Unitedi në Real Madrid për 94 milionë euro, para se të transferohej për 100 milionë euro të tjera në Juventus vitin e kaluar.

Megjithatë, paratë që klubet i kanë shpenzuar për të janë arsyetuar me titujt si kolektiv e edhe indivdiual që portugezi i ka fituar ndër vite, në mesin e të cilëve spikatin pesë Topa të Artë dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

“Është e vështirë të bësh kalkulime në futbollin modern. Klubet rrezikojnë shumë kur bëhet fjalë për futbollistë me potencial dhe me industrinë e futbollin në përgjithësi”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë kanalin portugez TV1.

“Duke e lënë anash rastin e Joao Felixit, cilido futbollist tani mund të shitet deri në 100 milionë euro, edhe pa dëshmuar asgjë”.

“Tani ka më shumë para në futboll. Një qendërmbrojtës dhe një portier tani mund të shiten për 70 ose 80 milionë euro”.

“Nuk pajtohem me këtë gjë por kështu është bota ku jetojmë tani dhe duhet ta respektojmë”. 

(Kosova Sot Online)