Xhudistët e Kosovës priten si heronj në Japoni para Kampionatit Botëror

  • 21 August 2019 - 13:17
Xhudistët e Kosovës priten si heronj në Japoni para Kampionatit Botëror

Ekipi i Kosovës ka mbërri në Japoni disa ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të xhudos. Dhe, kontingjenti kosovar është pritur në mënyrë speciale nga tifozët japonezë

Xhudistët e Kosovës kanë mbërri në Japoni, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Tokyo 2019”.

Dhe, xhudistët kosovarë janë pritur si heronj nga tifozët në Japoni me të mbërri në shtetin aziatik, ku do të mbahet ky kompeticion prestigjioz.

Botërori i xhudos do të fillojë më 25 gusht dhe do të mbyllet më 1 shtator.

Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë pesë garues: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, të cilët ishin të shoqëruar nga trajneri Driton Kuka. 

Ky i fundit është optimist se ndonjëri prej garuesve të tij do të fitojë medalje në Botëror.

Pa dyshim, shpresat më të mëdha edhe këtë herë do të jenë tek Majlinda, e cila tashmë i ka bërë specialitet medaljet.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovo Olympic Committee (@kosovoolympiccommittee) on

(Kosova Sot Online)