Falcao, gjithnjë e më afër Galatasarayt

  • 21 August 2019 - 13:53
Falcao, gjithnjë e më afër Galatasarayt

Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga Monaco në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës dhe e ardhmja e tij duket të jetë e lidhur me Superligën turke

Radamel Falcao do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës së tij në futbollin francez.

Ylli kolumbian do të largohet përfundimisht nga Monaco në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dhe, sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Portos, Atletico Madridit, Chelseat dhe Manchester Unitedit do të përfundojë në futbollin turk.

“Don Balon” shkruan se Falcao mund të transferohet në Galatasaray në ditët në vazhdim.

Përfaqësuesi kolumbian do t’i japë fund eksperiencës në Ligue 1 pas sezonit të fundit dëshpërues të Monacos.

Vite më parë, Falcao ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë. 

(Kosova Sot Online)