Zyrtare: Fiorentina nënshkruan me Riberyn

  • 21 August 2019 - 14:21
Zyrtare: Fiorentina nënshkruan me Riberyn

Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me ish-yllin e Bayern Munichut dhe Francës, Franck Ribery, si transferim i lirë.

Ribery e ka hedhur lapsin mbi letër në një kontratë dy-vjeçare me Fiorentina, që raportohet se vlen katër milionë euro në sezon plus bonuse.

Klubi Viola konfirmoi gjithashtu në një deklaratë se ai do të prezantohet të enjten në ora 16:30. 

36-vjeçari filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes Boulogne dhe më vonë luajti për Galatasaray dhe Olympique Marseille.

Sidoqoftë, ai është më i njohur për kohën e tij 12-vjeçare në Bayern, të cilëve iu bashkua më 2007, duke fituar Bundesligan plot nëntë herë dhe Ligën e Kampionëve, duke bërë gjithsej 425 paraqitje dhe 124 gola.

Ai luajti 81 herë për Francën, duke i ndihmuar ata të arrijnë në finalen e Kupës së Botës 2006, ku humbën nga Italia.

Ribery bëhet nënshkrimi i pestë i madh i Fiorentinës në verë pas Pol Lirola, Milan Badelj, Kevin-Prince Boateng dhe Erick Pulgar.

(Kosova Sot Online)