Man Utd do të përforcohet në janar

  • 21 August 2019 - 15:14
Man Utd do të përforcohet në janar

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer do t’i ketë në dispozicion 75 milionë funte gjatë janarit për të bërë përforcime në Manchester United

Drejtuesit e Manchester Unitedit e kanë ndarë një buxhet për përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, “Djajtëe Kuq” e shitën këtë verë sulmuesin Romelu Lukaku, por nuk e morën ndonjë sulmues të madh prë ta zëvendësuar atë.

Megjithatë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer në janar do t’i ketë në dispozicion 75 milionë funte, mbi 80 milionë euro për transferime.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Klubi nga “Old Trafford” gjatë verës i transferoi futbollistët Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka e Daniel James.

Krahas Lukakut, në ditët në vazhdim nga “Teatri i Ëndrrave” mund të largohet edhe sulmuesi i panevojshëm, Alexis Sanchez.

Ndërsa, ylli i skuadrës, Paul Pogba sipas të gjitha gjasave do të mbetet United.

(Kosova Sot Online)