Khalid ndan rrugët me Prishtinën, e vazhdon karrierën në Shqipëri

  • 21 gusht 2019 - 15:16
Khalid ndan rrugët me Prishtinën, e vazhdon karrierën në Shqipëri

Sulmuesi 23-vjeçar, Basid Abdul Khalid, i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 sezoneve me fanellën e Prishtinës, i dha fund karrierës me klubin kryeqytetas. Ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën e vet me Teutën e Durrësit.

Gjatë tre sezoneve të tij me Prishtinën, Basid Khalid i bëri 105 paraqitje, gjatë të cilave kontribuoi me 30 gola të shënuara dhe 11 asistime.

“FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Sipas transfermarkt, kontrata e Khalidit me Prishtinën ishte e vlefshme deri më 1 korrik të vitit 2020, mirëpo klubi dhe trajneri Mirel Josa vendosën ta lejojnë largimit e tij, duke besuar te lojtarët e tjerë të skuadrës.

Khalidi do ta ketë mundësinë të debutojë me klubin e tij të ri, Teutën e Durrësit, qysh këtë fundjavë, kur klubi shqiptar e fillon rrugëtimin në sezonin e ri të Superligës, me ndeshjen kundër Bylisit. 

(Kosova Sot Online)