Pamje nga stërvitjet dërrmuese të Messit

  • 21 August 2019 - 16:55
Pamje nga stërvitjet dërrmuese të Messit

Lionel Messi ka vazhduar të stërvitët i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës, në përpjekje për t’u riaftësuar më shpejt nga lëndimi, të cilin e pësoi në seancën e parë stërvitore pas pushimit.

Kapiteni i Barçës e humbi turin e klubit në Shtetet e Bashkuara dhe ndeshjen e parë në La Liga kundër Athletic Bilbaos, të cilën bashkëlojtarët e tij e humben 1:0 javën e kaluar, si pasojë e këtij dëmtimi.

Ka një javë që superylli argjentinas është duke u stërvitor i veçuar dhe sipas mediave në Spanjë, ai do ta ketë të vështirë të riaftësohet plotësisht për ndeshjen kundër Real Betisit, e cila luhet të dielën në orën 9:00.

Të mërkurën në mëngjes, Messi u stërvit me ritëm shumë të lartë, duke kryer ushtrime dërrmuese, siç tregojnë pamjet në vazhdim.

Të enjten, lojtarët e Barcelonës do ta kenë pushim, ndërsa punës do t’i kthehet të premten dhe të shtunën nën urdhrat e Ernesto Valverdes për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Betisit.

Pritet të shihet nëse Messi do t’iu bashkohet shokëve të skuadrën në këto stërvitje. 

(Kosova Sot Online)